Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj thuhet se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Burime për Story.al kanë bërë të ditur se ka gjasa që çifti të mos e kalojë natën e ndërrimit të viteve së bashku.
Madje dhe burime pranë “Zemër Luana” thanë se aktori i humorit ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.
Përflitet që Xhensila është larguar nga shtëpia së bashku me vajzën.
Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë çifti realizoi një set fotografik ku dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Megjithatë shpresojmë të jetë vetëm një krizë e momentit.