Dafina Zeqiri ka shpërthyer kundër grimierit Arbër Bytyqi, të cilit i kërkon me tone të ashpra që të mos i postojë më fotot e saj në profilin e tij në Instagram. Përmes një Instagram Story, Dafina e quan grimierin “rrenc” dhe “një nga njerëzit më fals”.
“Arbër rrenc Bytyqi MUA [make up artist]! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse!,” shkruan Dafina. “Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!” (njerëz që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit antisocial, karakterizuar nga mungesa e përgjegjësisë morale ose ndërgjegjes sociale, ne i etiketojmë si :egoistë, manipulues etj.)