Motrat Vjollca janë tani më të komentuarat në Shqipëri. Së fundmi, Luana me emisionin e saj ‘Zemër Luana’ është në vemendjen e të gjithë publikut.
Ndërsa, dy të tjerat, Marseda dhe Lira, nuk janë pjesë e ekranit, por kanë dashurinë e shumë fansave të motrave të tyre.
Jo rrallëherë, ato postojnë dedikime për njëra-tjetrën duke shprehur dashurinë dhe sa me fat janë që janë shumë motra në numër, duke u berë lajm në mediat sociale.
Së fundmi, Lira ka festuar ditëlindjen dhe padyshim nuk ka munguar një urim nga Luana, e cila ka ndarë në Instastory një foto nga darka festive.“Goca e ditëlindjes, Lira Vjollca. Të dua jeta ime, shpirti më i bukur që njoh”, ka shkruar ajo përmbi imazhin, ku shfaqen të dyja të përqafuar.