Teksa kanë mbetur më pak se dy javë nga startimi i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother Albania Vip 2, duket se rrjetet sociale po gëlojnë nga thashethemet për të zbuluar se cilët do të jenë konkurrentët e këtij edicioni të dytë. Së fundmi, ka qenë moderatorja Roza Lati e cila është përfolur se do të bëhet pjesë e shtëpisë. Ajo me anë të një postimi i ka hedhur poshtë zërat duke thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë dhe se nuk do të jetë pjesë e Big Brother Vip 2
“Dua t’ju lajmëroj që nuk kam marrë ftesë, nuk jam në dijeni dhe nëse kanë shkruar portalet që i ka thënë “PO” spektaklit të madh, unë nuk di kur është spektakli i madh. Kaq kisha për të thënë. Nuk do jem pjesë e “Big Brother VIP 2″ sepse kështu është puna. Faleminderit shumë Arbana. Faleminderit”, ka thënë Roza Lati.