Mes urimesh të shumta për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ka tërhequr vëmendje edhe ai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo ka postuar një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita përmbi foton në Instastory.
Kujtojmë që këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa sonte do të mbaj një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që do të shënojë edhe përmbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”.