Një hashtag që sugjeronte se moderatori i famshëm Jimmy Fallon kishte vdekur, u bë viral të martën mbrëma në Twitter.
Prezantuesi i “Tonight Show” hyri në Twitter për të sqaruar keqkuptimin dhe për të njoftuar se është shëndoshë e mirë. Madje, ai kërkoi ndihmën e Elon Musk, shefit të ri të Twitter, duke postuar:
“Elon, a mund ta rregullosh këtë? #RIPJimmyFallon.”
Musk ende nuk i është përgjigjur kërkesës së prezantuesit, por ndoshta sepse Fallon nuk e ka etiketuar atë në mënyrë specifike.