RENEA bashkë me Forcat Speciale Ushtarake amerikane janë trajnuar prej 5 javësh në Bizë.
Qëllimi i trajnimit ka qenë antiterrori.
Trajnimi “JCET 2022” angazhoi, përmes lëvizjeve, metodave, reagimeve dhe manovrave të shumta, Njësinë e Snajperave, grupet taktike dhe seksione të tjera të Repartit Special RENEA.
Përfaqësuesit e Forcës Speciale Ushtarake amerikane/“Green Berets” vlerësuan profesionalizmin e treguar gjatë këtyre trajnimeve nga efektivët e Reparti Special elitë RENEA, si dhe shprehën gatishmërinë e plotë për ta asistuar me trajnime të mëtejshme Repartin Special, për aspekte të tjera të punës së tyre, thuhej në njoftimin e policisë.