Ronela Hajati është një ndër këngëtaret që komentohen vazhdimisht në rrjete sociale.
Së fundmi ajo ka reaguar në InstaStory duke treguar se nuk ka nevojë për një partner.
Në një “Ask me a question” ajo u ka kthyer përgjigje fansave në lidhje me jetën e saj.
Njëri prej ndjekësve të saj e ka pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në lidhje me një rreper dhe përgjigja e saj ka qenë: “Jo.”
Theksojmë që këngëtarja është treguar përherë hermetike në lidhje me jetën e saj private dhe e vetmja marrëdhënie të cilën e ka bërë publike ishte ajo me këngëtarin Young Zerka.