Tayna është përfshirë në një skandal në lidhje me këngën e saj “Valle”, pasi reperi i njohur britaniko-xhamajkian StyloG e ka akuzuar për vjedhje.
Ai ka postuar në profilin e tij videon “Bam Bam” të realizuar dy vite më parë dhe një video të reperes Tayna.
Përveç muzikës që është pothuajse e njëjta, Tayna duket se citon të njëjtat fjalë. StyloG është shprehur se madje i detyrohet atij 100 mijë dollarë për vjedhjen që ka bërë.
Në fakt nuk është hera e parë që këngët e reperes cilësohen të vjedhura, megjithatë presim një reagim nga ana e saj.