Shpeshherë marrëdhëniet njerëzore janë shumë më të komplikuara dhe shumë të lehta në të njëjtën kohë. Në teori, çdo fëmijë duhet të ketë harmoni me prindërit e tij pasi janë ata që i sjellin në jetë dhe kujdesen që mos t’ju mungojë asgjë. Por rasti i këngëtarit latin Enrique Iglesias nuk është i tillë. Ai nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me të atin e tij, këngëtarin Julio Iglesias.
Marrëdhënia e krisur mes tyre, e ka shtyrë Enrique Iglesias që të heqë dorë nga trashëgimia e konsiderueshme e babait të tij. 47-vjeçari e ka parë të udhës që mos të marrë asnjë qindarkë nga legjenda e muzikës.
Nuk janë zbardhur arsyet e vërteta të kësaj marrëdhënieje babë e bir, por shumë pohojnë se problemi qëndron te konkurrenca e madhe profesionale që i ka larguar shumë nga njëri-tjetri.
“Marrëdhënia e tij me të atin nuk ka qenë kurrë ndër më të mirat. Vitet kalojnë pa folur, madje as në telefon. Enrique beson se e ndërtoi karrierën e tij pa ndihmën e tij”, ka thënë për ‘El Nacional’ një burim i afërt me familjen e tyre.
Pasuria e Julio Iglesias llogaritet në më shumë se 800 milionë euro dhe krahas suksesit në muzikë, këtë pasuri e ka arritur edhe si sipërmarrës. Nga kjo pasuri, Enrique duhej të kishte trashëguar nga babai 100 milionë euro, aq sa vlerësohet të jetë pasuria që këngëtari e ka arritur deri më tani vetë me karrierën e tij.