Kjo nuk është periudha më e mirë e Kosovës, përsa i përket energjisë elektrike. Vendi po përballet me reduktime të mëdha, gjë e cila ka sjellë reagime të qytetarëve, madje edhe figurave të njohura publike.
E fundit ka qenë këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila me një foto të pasaportës shqiptare, ka shprehur dëshirën për tu zhvendosur këtu.
“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, të paktën atje nuk ndalet energjia çdo tri orë”-shkruan artistja në Instastory.
Kujtojmë që prej disa vitesh tashmë Zanfina ka hequr dorë përfundimisht nga muzika. Më herët, ajo tregoi se është lodhur shumë për shkak të profesionit si këngëtare dhe nga stresi që i shkaktohej nga kjo gjë.