Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar foton e saj të parë veshur me fustanin e nusërisë krah Eduart Grishajt. Çifti kurorëzoi dashurinë në Toskana të Italisë, por ceremonia u mbajt “sekret”. Miqtë e tyre të ftuar në dasmë u treguan të rezervuar dhe nuk ndanë shumë detaje nga ceremonia.
Osmani ka ndarë me ndjekësit në Instagram, një foto e përqafuar me Eduartin, teksa i dedikon edhe disa rreshta të ftuarve që iu bashkuan kurorëzimit të dashurisë së tyre.
“Bashkë ne të dy
Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka
Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”, shkruan Arbana në Instagram.