Georgina Rodriguez ishte personi i parë në Spanjë dhe një nga njerëzit e parë në botë që zotëroi SUV-in e ri Smart #1, pohojnë raportimet. Motori plotësisht elektrik thuhet të jetë i pari nga vetëm 1000 njësi në Evropë. Pavarësisht koleksionit të makinave luksoze të Georgina dhe partnerit Cristiano Ronaldo, makina Smart #1 kushton vetëm 41,200 funte (47 mijë euro).
Georgina ishte personi i parë në Spanjë që mori automjetin, sipas Mundo Deportivo, shkruan The Sun. 29-vjeçarja tregoi makinën në serialin e saj në Netflix “I am Georgina”. Në episodin e pestë të serisë së dytë të dokumentarit të saj , Georgina lejon një nga shoqet e saj të drejtoi timonin.
Por ato fillimisht kanë probleme me ndezjen e makinës pasi Georgina harron se e ka lënë makinën elektrike në ngarkim. Më pas gjatë programit shfaqen pamje të makinës së bashku me motrën e Georgina, Ivana.
Makina e re dhe fantastike Smart e Georgina ka një distancë prej 273 miljesh dhe Mundo Deportivo thotë se modeles dhe influencueses spanjoll i pëlqen shkathtësia dhe dizajni i saj.