Nuk ka dyshime se është njëra nga modelet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm. Arta Elezaj, bukuroshja nga Klina i është përgjigjur disa pyetjeve, e një prej tyre kishte të bënte me dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë.
“Cila është dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët”, ka qenë pyetja drejtuar ish-aktores së “O sa mirë”.
Kaçurrelja theksoi se dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë teksa ishte e ftuar në një studio televizive.
Duhet përmendur se ora që mbante në dorë është vënë re edhe nga faqet e veshjeve nëpër rrjete sociale dhe sipas kërkimeve kushton plot 48 mijë euro. Elezaj është përfolur shumë herë për luksin, jetën dhe pushimet e shtrenjta.