Emina Cunmulaj i ka bërë një dedikim prekës nënës së saj të ndjerë. Ajo e ka kujtuar me një foto ku shfaqen të dyja të përqafuara, teksa i ka shkruar edhe disa rreshta prekëse.
“10 vjet pa ty! Mami, sa më ka marrë malli. Vetëm ky shpirti jem e din sa dhimbje e mbaj me veti që nga ajo ditë”, shkruan modelja në InstaStory.
Prej vitesh Cunmulaj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka spikatur si një personazh që e ka sjellë jetën e saj pa filtra në televizion.