Edhe pse nuk njihet zyrtarisht nga KQZ, Partia Demokratike e Sali Berishë ka dorëzuar listën e emrave të anëtarëve të KZAZ.
Dokumenti është firmosur nga Flamur Noka, ndërkohë që PD zyrtare e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj pritet t’i dërgojë këto emra të dielën ose të hënën, njëkohësisht me Partinë e Lirisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 KZAZ-ve, mirëpo situata te PD-ja është e paqartë pasi ende nuk ka një vendim të Gjykatë se kujt i përket partia.
Sipas ligjit, në çdo KZAZ, PS ka dy anëtarë, PD dy, Partia e Lirisë 1, PSD 1 anëtar ndërsa i shtati zgjidhet me short mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.