Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky ka folur për përjekjet e Moskës për ta vrarë atë. Në një intervistë, Zelensky është shprehur se përpjekjet e tjera që erdhën pas së parës ishin njësoj si koronavirus.
“Përpjekja e parë për atentat është shumë interesante…Ajo ishte e para dhe të tjerat që erdhën pas saj, ishin si Covidi. Në përpjekjen e parë, askush nuk di se çfarë duhet të bëjë, dhe është i frikësuar, por pas saj sikur mësohesh”, ka thënë ai.
Zelensky tha se shërbimet ukrainase të inteligjencës kanë zbuluar të tjera përpjekje për ta vrarë atë që nga fillimi i luftës, më 24 Shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti ukrainas u shpreh se Kremlini po planifikon ta rrëzojë atë para fundit të vitit.