Ka disa shkencëtarë që vezët i bëjnë fajtore për rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskular.
Ndërsa të tjerë pretendojnë se veza në fakt është një zgjedhje e mirë për shëndetin, sidomos për vaktin e mëngjesit.
Një grup studiuesish pohojnë se kanë gjetur një alternativë më të shëndetshme ndaj vezës për vaktin e parë.
Ata sugjerojnë të zëvendësoni vezën tuaj të mëngjesit me një grusht arra, pasi sipas tyre, vetëm 25-28 gramë arra mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër.