Ashtu si Shqipëria, edhe kundërshtarët e kuqezinjve në Europian e kanë përcaktuar bazën gjatë zhvillimit të turneut. Kombëtarja e Sylvinho do të qëndrojë në afërsi të Dortmundit, vetëm 19 kilometra nga qyteti në SportCentrum Kaiserau, një rezidencë që fushën stërvitore e ka të përfshirë ku e vizitojnë shumë ekipe.
Po në rrethinat e Dortmundit, 26 kilometra larg do të jetë Italia, kundërshtari i parë më 15 Qershor. Hotel VierJahreszeiten am Seilersee një resort që rrethohet nga pylli.
Fusha stërvitore që do të shfrytëzojnë kampionët e Europës në fuqi është 5 minuta larg. Spanja është vendosur më larg, në jug të Gjermanisë në kufi me Zvicrën.
Oschberghof quhet struktura e përzgjedhur nga përfaqësuesja iberike dhe sipas federatës do të ketë mbështetje totale edhe në aspektin teknologjik.
Fusha stërvitore do të jetë 8 minuta larg. Ekipet do të vendosen në këto qendra disa ditë para nisjes së aktivitetit.