Ish-Kryeministri Berisha, është pyetur nga gazetarët në lidhje me ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ku vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.
Për këtë ngjarje, Berisha tha se nuk ka arsye se përse ti kërkojë falje Gazment Bardhit, pasi ai është njëlloj bashkëfajtor për atë që ndodhi sikurse Taulant Balla, Edi Rama dhe Ardi Veliu.
Berisha shtoi më tej se, Arbër Paplekaj, njihej si një person për të cilin flisnin vetëm fjalë të mira, ndërsa deklaroi se ai ka qëlluar për vetëmbrojtje në atë ngjarje, pasi sipas Berishës, në rast të mosndërhyrjes nga ai, atë ditë aty mund të ishin katër të vdekur.
“Së pari ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet kriminale më të rënda të këtij vendi. Vetë Edi Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi janë fajtorët kryesorë të kësaj ngjarjeje të rëndë, dhe janë ata që kanë përgjegjësinë kryesore në atë se çfarë ndodhi atë ditë. Nga zhvillimet e asaj dite, kuptova se në rastin në fjalë kishim të bënim me një akt kriminal që po mbulohej me çdo kusht nga shteti dhe së dyti, unë personalisht nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që kishte pasur rastin ta njohë, më fliste vetëm fjalë të mira për të. Ai kishte qenë një oficer të Afganistan, dhe si i tillë dinte shumë mirë se kur duhet dhe kur nuk duhet ta përdorte armën. Pra nuk mund të qëllonte kurrsesi në rast se nuk po i rrezikonin jetën. Çfarë doli? Doli se në anën tjetër të rrugës karshi tij ishin dy tyta revolesh që po qëllonin, çka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekaj, qëllo në vend mbrojtje. Kam shprehur dhe shpreh keqardhjen më të plotë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të cilin e vranë për së dyti Taluant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj-Xhuvani. Aty mund të kishim patur katër të vdekur.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Sipas Berishës, Gazment Bardhi ra në marrëveshje me Partinë Socialiste për mbylljen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit dhe pas kësaj ka heshtur duke braktisur Paplekajn në burg.
“Mashtrimi që bëri policia se nuk kishte materiale zgjedhore, bashkë me Alfred Shehun se e morën peng atë Grecën, është ngjarje e shëmtuar që tregon Edi Ramën dhe fytyrën e tij. Mund të të gënjejë policia, por nuk të gënjen Shërbimi Informativ. Kryeministri ishte i detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatik, por kryeministri donte votat e gjakut. S’kishte rëndësi se u vra një njeri, por rëndësi kishin votat e gjakut. E keni dëgjuar të flaës Gazment Bardhi? Është në burg Paplekaj. Ai ishte në stafin e gaz Bardhit, shkoi për Gaz Bardhin, nuk shkoi për të atin atje. U krijua një komision parlamentar, çështje e Elbasanit do të hetohej deri më 1 por Gaz Bardhi duhet të kërkonte hetim të plotë, se nëse Paplekaj do qëllonte për të ekzagjeru rrezikun, nuk ishte vetëmbrojtje, por nëse drejt tij u drejtuan dy gryka zjarri, s’kishte rrugë tjetër vetëm vetëmbrojejten. Dhe komisionin parlamentar e mbyllën me Taulant Ballën. Nuk funksionoi asnjë ditë. E keni degju të dalë të protestojë? Kur e merr tjetrin dhe e ke në ekip, do nxjerrësh përgjegjësinë tënde dhe je i detyruar, jo ta braktisësh, sic e braktisën këta Arbër Paplekaj, se donin të mbyllnin krimin shtetëror dhe në kuptimin e fshehjes nga Ardi Veliu, prokurori dhe Rama të krimit. Cfarë duhet të jetë ai që nuk ndjen përgjegjësi për këtë? Ai ishte me ty, në zyrat e tua, e kishe marrë ti dhe tani “rri në fatin tënd” se bëre ti marrëveshje me Taulant Ballën. E dënoj heshtjen që mban ndaj Ardi Veliut, Alfred Shehut dhe Taulant Ballës. I them SPAKU-t se Alfred Shehu është kriminel, bashkëpuntor I bandës së Elbasanit dhe një damkë se SPAK është i partisë. Arjan Hoxha, aktin e parë që bëri, njoftoi policinë dhe në bazë të njoftimit të tij policia shkoi aty, por bëri sehir dhe gënjeu në mënyrë kriminale. “E rrëmbyen” tha për Grecën, kur Arjan Hoxha njoftoi policinë. T’i kishte marrë policia të gjithë, por ata janë frikacakë, nuk meritojnë të jenë në detyrë, po Edi Rama që akuzonte gazetarin “Kurajo e madhe të quash policinë gënjeshtare” për Ardi Veliun. Por Rama është peng I Ardi Veliut, se ai di shumë” u shpreh Berisha.