Roza Lati dhe Erjola Doçi kanë këshilluar banoren e re Sara Karaj, sesi të futet më lehtë në lojë. Sipas vajzave që kanë më gjatë në shtëpi, Meritoni shpërqendrohet lehtë dhe Sara duhet të hyjë në mes që t’i trazojë ujërat mes çiftit.
Sara: Po aludimi që filluan për mua te çifti Meriton Ilnisa. Erdhi Sara tha unë jam Rikja numër dy. Ma shpjego pak mua! Ajo e ka me më shantazhuar imazhin mua dhe me faktorizua mua
Roza: Meritonit i pëlqejnë gocat e bukura, më flet me tonalitet aq pervers.
Juli: Nëse ti s’je pjesë e kësaj loje me dëshirë, atëherë po të përdor. Prishja skemën.
Erjola: Unë hodha dhe një llaf më pëlqen panorama që kam para syve.
Juli: Nëse do, prishja skemën.
Erjola: Zemër Meritonit ja ka qejfi se e njoh nga jashtë.
Roza: Nëse do me u fut është momenti të trazosh ujërat Merionit dhe Ilnisës.
Sara: Unë pa dashur janë trazuar, nuk hy në mes…
Erjola: Po të lë ai hapësirë.
Juli: Nëse nuk je tu e bo me dashje, po të përdorin ata.
Sara: Dua ta mendoj mirë me hy në mes të çiftit në atë mënyrë të dal si një femër e keqe. Unë mund të hy, por jo për punë dashurie.
Sara: Nuk po hy për atë punë, thjesht dolën aludime. Nuk e bëra të madhe se duhet ti interesojë asaj jo mua. Të përdorë imazhin tim vetëm se unë jam single
Roza: Meritoni me këto gocat e bukura e lëshon pak vetën.
Erjola: Po e lëshon içik shpejt.
Roza: Është Meritoni që shpërqendrohet lehtësisht. Sesa të rrish e padukshme…