Turqia është prekur nga stuhi të mëdha dhe përmbytje, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave, mes tyre edhe një marinar i cili ishte në një anije mallrash në Detin e Zi. 11 anëtarë të tjerë të ekuipazhit rezultojnë ende të zhdukur. Për shkak të motit të keq, operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua për disa orë.
Të paktën tre persona humbën jetën nga stuhitë në qytetin Eregli, ndërsa pesë persona humbën jetën në provincat juglindore të Dijarbakirit dhe Batmanit pasi u përfshinë nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur. Mes viktimave ishte një gjyshe dhe tre nipërit e saj, ndërkohë që rreth 50 persona u plagosën.
Një tjetër anije mallrash, Pallada me flamurin e Kamerunit, u nda në dysh si pasojë e stuhive të forta. Fatmirësisht 13 anëtarët e ekuipazhit.