Reshjet e shiut të nisura që prej mbrëmjes së kaluar kanë krijuar probleme në disa lagje të qytetit të Lezhës. Në lagjen ‘Besëlidhja’ prezenca e ujit ishte e lartë duke sjellë vështirësi në kalimin e këmbësorëve dhe lëvizjes së automjeteve të parkuara. Kjo situatë shkaktohet sa herë ka reshje intensive shiu. Pusetat bllokohen nga prurjet e shumta me inerte nga zona malore e lagjes së spitalit. Bashkia Lezhë ka nisur punën për zhbllokimin e pusetave dhe kthimin të gjendjes në normalitet.
Gjithashtu moti i keq me stuhi shiu solli probleme dhe me furnizimin me energji elektrike. Pjesa më e madhe e fshatrave kanë qenë në errësirë gjatë natës ndërsa po punohet ne riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.