Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Durrësi është viktima e dytë e betonizimit dhe pastrimit të parave pas Tiranës.
Ish-Presidenti ka publikuar në rrjetin e tij social një mesazh nga takimi i tij me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës pasditen e sotme.
Duke u nisur nga këto, Meta thotë se k shumë arsye për të reaguar dhe për të zgjuar qytetarinë.
Postimi i Ilir Metës:
Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e betonizimit, e pastrimit të parave pas Tiranës, sigurisht që ka shumë arsye për të reaguar, për të zgjuar qytetarinë, për të ruajtur identitetin, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj.