Një 54-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu, ndërkohë që po pastronte armën në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital.
Arma e gjahut është sekuestruar si provë materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 12.02.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. B., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.