Është mbajtur një tubim në mbështetje të Kosovës në Vjenë, pas tensioneve të vazhdueshme në veri, ku serbët lokalë vijojnë protestat.
Tubimi u zhvillua në orë 14:00. “Qëndroni me Kosovën – Mbroni demokracinë dhe paqen, ndaloni autokratët dhe përkrahësit e tyre”, thuhet në njoftim.
Protesta në veri vijojnë prej gati dy javësh. Serbët protestojnë kundër kryetarëve të zgjedhur në katër komunat e veriut: Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.