Ka nisur protesta qytetare përballë Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt. Organizatorja Adriana Kalaja konfirmoi se protesta ka leje deri në orën 20:00. Ajo tha se sot do rrinë më gjatë dhe do të kërkojnë largimin e Veliajt. Kalaja theksoi se protesta nuk do ndalet deri në arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës.
Këtë herë duket se protestuesit para bashkisë së Tiranës kanë shtuar ‘arsenalin’ që kanë përdorur për të gjuajtur drejt këtij institucioni. Përveç mollëve, ata kanë hedhur në drejtim të bashkisë dhe portokaj. Ndërkohë, dera kryesore e bashkisë është ‘blinduar’, duke u vendosur disa përforcues, për t’i paraprirë çdo situate të mundshme, nëse protestuesit tentojnë që të hyjnë brenda.
Qytetarët kanë hedhur molotov ndërkohë që policia ndodhet në gatishmëri. Kjo është java e katërt që organizohen protesta përpara bashkisë Tiranë.