Gjermania ka shkarkuar trajnerin Hansi Flick vetëm nëntë muaj para fillimit të Kampionatit Evropian i cili do të mbahet në shtëpinë e tyre.
Ish-trajneri i Bayern Munichut pa skuadrën e tij të pësonte një humbje të turpshme 4-1 në shtëpi ndaj Japonisë. Gjermania ka humbur katër herë në pesë ndeshjet e fundit, pas daljes nga faza e grupeve në Kupën e Botës së vitit të kaluar.
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Bernd Neuendorf tha se ekipi ka nevojë për një shtysë të re pas rezultateve zhgënjyese.
“Për mua personalisht, është një nga vendimet më të vështira të kohës sime në detyrë deri më tani, sepse vlerësoj Hansi Flick dhe ndihmës trajnerët e tij si ekspertë dhe njerëz të futbollit. Por suksesi sportiv është përparësia kryesore për DFB-në. Kështu që vendimi ishte e pashmangshme”, tha presidenti.
Ndihmës trajnerët e Flick, Marcus Sorg dhe Danny Rohl, gjithashtu janë liruar nga detyrat e tyre.
Rudi Voller, i cili drejtoi Gjermaninë nga viti 2000 deri në 2004, Hannes Wolf dhe Sandro Wagner do të marrin drejtimin e miqësores të së martës kundër Francës në Dortmund.