Threads, aplikacioni rival i Twtter, ka humbur thuajse gjysmën e përdoruesve të saj, pak kohë pasi u lançua. Aplikacioni i bazuar në tekst i META-s arriti 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditë.
Mark Zuckerberg tha për Reuters se nuk janë ende shifra të kënaqshme për krijuesit.
“Natyrisht, nëse keni më shumë se 100 milionë njerëz të regjistruar, në mënyrë ideale do të ishte fantastike nëse të gjithë apo edhe gjysma e tyre do të qëndronin aktivë, por nuk i kemi ende ato shifra”, tha Zuckerberg.
Ai e konsideroi rënie normale teksa tha se gjërat do të përmirësohen. Zuckerberg shtoi se shumë shpejt do të ketë një kryqëzim me aplikacionin e ndarjes së fotove, i cili ishte thelbësor në zgjerimin e shpejtë të Threads.