Suedia është përgatitur duke marrë të gjitha masat që Festivali Europian 2024, që do të mbahet në qytetin Malmo, të shkojë siç duhet.
Masat e shtuara të sigurisë janë përqëndruar në qytetin suedez e në bashkëpunim me Suedinë, është angazhuar edhe Danimarka dhe Finlanda.
Demonstrata të mëdha janë paralajmëruar të mbahen gjatë Festivalit Europian, për shkak të ankesave në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit, teksa ky vend ka bombarduar Gazën për shkak të luftës kundër Hamasit.
Policia suedeze dhe organizatorët thonë se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë të përgatitur mirë për këtë event muzikor.
Eventi mbahet këtë vit në shtetin skandinav, pasi fituese e Eurovisionit vitin e kaluar ishte Loren me këngën “Tattoo”.
Gjysmëfinalja e festivalit është të martën, ndërsa finalja ditën e enjte. Rreth 100 mijë vizitorë pritet të mbushin rrugët e qytetit Malmo.
Shefja e policisë së Malmo tha se siguria është rritur në nivelin 4 nga 5.