Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë në një stuhi shiu përgjatë ditës së sotme. Kjo ka ndikuar në largimin e pushuesve nga plazhet.
I gjithë bregdeti është boshatisur nga vizitorët dhe turistët e huaj për shkak të reshjeve të shumta të shiut, pasi e kanë të pamundur të bëjnë plazh.
Subjektet kanë mbyllur aktivitetin në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike, ndërkohë nga ana e Kapitanerisë së portit është njoftuar pezullimi i daljes në det të hapur të mjeteve të vogla lundruese dhe ato që funksionojnë për qëllime turistike për shkak të sigurisë.
Kjo situatë ka krijuar trafik të rënduar në qytet dhe në akset që lidhin zonat turistike.