Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku një nga pikat kryesore në rend të ditës është diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për administratën publike dhe institucionet pavarura. Gjithashtu do të diskutohet edhe për rritjen e rrogës minimale.
Dy ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht shkon në 310.250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318.750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400.000 lekë bruto nga 228.000 lekë.