Numri i viktimave në Itali si pasojë e motit të keq ka shkuar në 7. Reshjet e dendura të cilat ranë për më shumë se dy ditë, shkaktuan përmbytje në Toskanë ndërsa ndodhen në gjendje gatishmërie dhe 5 rajone të tjera, ku stuhia ‘Chiaran’ ka pasur impakt më të ulët.
Mbrëmjen e kaluar ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, ndërkohë që 1200 vetë kanë braktisur banesat e tyre pasi u rrezikohej jeta.
Raportohet se dëmet në Toskanë si pasojë e përmbytjeve arrijnë deri në 300 milionë euro. Shumë familje janë pa energji për shkaqe sigurie dhe për të shmangur tragjedi të tjera, duke qenë se vendi është totalisht i përmbytur.
Autoritetet i tremben faktit që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.