Gjatë një jave policia rrugore ka vënë në pranga 16 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë. Kryesisht drejtuesit e mjeteve që janë vënë në pranga gjysma janë ndaluar duke drejtuar makinë në gjendje të dehur.
Po ashtu numër të lartë kanë edhe masat administrative, në total uniformat blu kanë ndëshkuar 12,315, persona. Numrin më të lartë të të proceduarve me masë administrative e mbajnë qëndrimet në vendet e gabuara me 8732 dhe të ndjekur nga shoferët për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, që kanë shifrën e 774 masa. Janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.