Rritja e pagave të deputetëve ka shkaktuar shumë ‘zhurmë’ jo vetëm tek qytetarët dhe në rrjet, por ka pasur edhe reagim nga ndërkombëtarët. I fundit i cili ka reaguar në lidhje me këtë temë është edhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf ka komentuar vendimin për rritjen e pagave të deputetëve që ka sjellë një reagim të madh publik.
Sipas Peter Zingraf deputetet e Kuvendit të Shqipërisë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, ai theksoi se e rëndësishme është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.
“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem me një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave. Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulëta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria.”, tha ambasadori.