Raportimet e mediave këtë verë kanë sjellë foto për plazhe të boshatisur gjatë ditëve të javës. Një ditë më parë, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa tha se bregdeti i Durrësi-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar.
“Të tjerët janë më keq se vitin e kaluar” u shpreh ai në një intervistë për Monitor.
Por si për t’i dalë kundër pesimizmit që ka përfshirë sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë fotot e radhëve të gjata të makinave që hyjnë në vendin tonë nga jashtë.
“Jashtë çdo parashikimi” i quan Rama hyrjet e vizitorëve të huaj në portin e Durrësit, që i shoqëron me fotot më poshtë:
Vetë Rama fluturoi dje në Antalia, për një vizitë në Turqi, ndërsa pak ditë më parë e quajti këtë sezon turistik më të organizuarin dhe më të rregulltin ndër vite.