Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e djeshme drejtuesit e institucioneve në Pallatin e Kongreseve.
Më pas ai zhvilloi një tjetër takim me krerët politikë të qarqeve.
Takimi i Ramës me drejtuesit politik të PS për 12 qarqe u mbajt rreth mesditës në vilën qeveritare 13 në zonën e ish-Bllokut.
Këto takime vijnë pas 16 orëve mbledhje që kreu i qeverisë zhvilloi me kabinetin, ku vuri ‘piketat’ për këtë vit.
Takimin, Rama e mbylli me një porosi: “2023 ta bëjmë tërmet”.
Kjo, duke iu referuar kështu edhe zgjedhjeve lokale të 14 majit.