Paul Pogba ka marrë konfirmimin nga Juventusi se paga e tij do të ulet në 2,000 euro në muaj nga 10 milionë euro që merrte në vit. Ulja e pagës vjen pasi Pogba rezultoi pozitiv në doping për herë të dytë.
Mesfushori francez u pezullua nga Juventus pasi fillimisht shfaqi nivele të larta të testosteronit.
Sipas rregulloreve kur bëhet fjalë për lojtarët e pezulluar, Juve duhet t’i paguajë Pogbas vetëm pagën minimale të përcaktuar në Marrëveshjen Kolektive me Shoqatën Italiane të Futbollistëve. Kjo do të thotë se mesfushori 30-vjeçar merr 42,177 euro bruto në vit – që është e barabartë me rreth 2,000 euro në muaj.