Kudo po përflitet se Marcus Rashford ka shkuar në stërvitjen e Manchester United duke u justifikuar si i sëmurë, kur ën fakt një natë më parë, ishte dehur për 12 orë me tekila.
26-vjeçari, i cili është lavdëruar në vitet e fundit për punën e tij, dyshohet se ka marrë pjesë në një festë të çmendur në kryeqytetin e Irlandës së Veriut.
Një kamariere pretendoi e ylli i Anglisë tha në fund të natës se ai ishte aq i dehur sa që hodhi para saj ca para në dhomën e tij të hotelit me pesë yje. Sarah Adair pretendoi se Rashford, i cili thuhet se paguhet 325,000 £ në javë, e ftoi atë të kalonin një natë së bashku.
Sjellja e Rashford, supozohet se ka zemëruar shokët e tij të skuadrës. “Ata nuk mund ta besonin se ai do të bënte këtë duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet klubi”, ka thënë një burim pranë United.