Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, Policia ka zbardhur ngjarjen. Burime bëjnë me dije se blutë e Gjirokastrës kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç. Në pranga ka rënë shtetasi Thoma Mastora 69 vjeç i cili rezulton të jetë i arrestuar më parë për vjedhje. Sipas burimeve, autori ka qenë në banesën e të moshuarve ku edhe pa pirë kafe me ata dhe më pas i ka vrarë.
Sipas drejtorit të policisë së Gjirokastrës, Çipa deklaroi se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta si pasojë e një konflikti të çastit. Burime bëjnë me dije se pistë tjetër është edhe pronësia, pasi autori donte të merrte tokat e çiftit.
Në banesën e të moshuarve u gjetën dhe u sekuestruan 5 milionë lekë të cilat ishin paratë e viktimave.
Kosta Ilia 80 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 84 vjeçe u gjetën të vdekur me shenja dhune në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë më datë 2 maj 2024.