Ju tashmë e dini se duhet të flisni për seksin në marrëdhënien tuaj. Sigurisht, kjo nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë. Të gjithë e dimë se këto biseda mund të bëhen shumë të pakëndshme dhe të ndërlikuara. Vanessa Marin, një psikoterapiste klinike e specializuar në seks, paraqet pesë hapa që mund të ndërmarrim për t’i bërë këto biseda më të lehta dhe më efektive.
Sqaroni qëllimin tuaj
Njerëzit mund të bëhen mjaft nervozë për komunikimin, veçanërisht kur ai përfshin seksin. Ky tension zakonisht na shtyn të përsërisim bisedat në kokën tonë dhe të krijojmë dhjetëra skenarë për zhvillimin e tyre. Para se të arrini në këtë pikë mbani mend: keni synime pozitive, të cilat dëshironi t’i çoni në komunikimin e duhur. Merrni frymë thellë dhe thuajini vetes: “Po e filloj këtë bisedë sepse e dua partnerin tim dhe e di që mund të kemi një jetë të nxehtë seksuale .” Theksimi i qëllimit tuaj mund të lehtësojë ankthin dhe t’ju ndihmojë të kaloni në bisedë duke u ndjerë më i fuqizuar dhe më i sigurt.
Mos harroni se jeni një ekip
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për marrëdhënien tuaj është të mendoni për ju dhe partnerin tuaj si shokë skuadre, duke punuar së bashku kundër çdo gjëje që ju pengon të realizoni ëndrrat tuaja më të çmendura dhe më seksi – për sa kohë që është diçka që ju dëshironi të dy. Ju jeni dy njerëz që keni sjellë përvoja, histori gjithnjë në zhvillim në marrëdhënien tuaj. Detyra juaj është që të hapni kartat përballë njëri-tjetrit dhe të thoni, “Mirë, si e kuptojmë këtë së bashku?”
Sigurohuni që kushtet janë të përshtatshme
Hulumtimet kanë zbuluar se mënyra se si e filloni një bisedë parashikon se si do të përfundojë ajo. Kur bëhet fjalë për bisedat tuaja rreth seksit, sigurohuni që rrethanat të jenë të përshtatshme. Për shembull, mos u përpiqni të flisni me partnerin tuaj kur është duke gatuar darkë, kur duhet të largohet për 10 minuta për në punë ose kur është i stresuar.
Mbyllni gojën, hapni veshët
Ashtu siç dëshironi të dëgjoheni, ashtu duhet të dëgjoni të tjerët. “Hyni për një moment në këpucët e tjetrit dhe kushtojini vëmendjen tuaj të plotë dhe të pandarë. Shikoni bashkëbiseduesin tuaj në sy dhe vendoseni trupin tuaj drejt tij. Kështu e kupton edhe ai që i jep rëndësi”, thotë psikoterapistja.
Tregoni pak mirëkuptim
Vetëm për shkak se po përpiqeni, nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë e lehtë të keni biseda seksuale ose të mos përfundoni në një grindje.
“Nëse partneri juaj ka probleme me hapjen dhe bisedat rreth seksit, tregoni mirëkuptim dhe dhembshuri. Mënyra më e mirë për të rikthyer një bisedë “të dalë nga shinat” është t’i kujtoni vetes se të dy po bëni më të mirën. Se ju jeni një ekip që dëshiron të mirën e marrëdhënies. Me kalimin e kohës do të bëhet më e lehtë”, sugjeron eksperti.