Tashmë ai njihet me emrin “Maestro” dhe intervistat e tij ishin të shpeshta që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Albania 2.
Armaldo Kllogjeri, i ftuar në një intervistë televizive, është surprizuar nga nëna e tij, Vezire Kllogjeri, e cila ka rrëfyer një fakt që vetë “Maestro” nuk e kishte thënë në BBV.
Vezirja tha se ka qenë parashutistja e parë që është hedhur me parashutë bashkë me tre mikeshat e saj.
“Ti sot je bërë VIP, por mos kujto se je vetëm ti VIP. Se për herë të parë jam bërë unë VIP, para teje. Se në moshën 18 vjeç jam hedhur me parashutë, me 3 shoqet e mia që i përshëndes dhe i dua shumë”, ishte mesazhi i nënës për këngëtarin.