Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Ai është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë.
Më konkretisht, Kollçaku është i kallëzuar nga ish-gjenerali Artur Meçollari në vitin 2021 për “shpërdorim detyre” në tjetërsimin e pronave ushtarake në kohën kur ai ishte shef i Shtatit të Përgjithshëm të FA.
Bëhet fjalë për dhënien me qira të bazës detare të Limionit në Sarandë. Pak minuta pas Kollçakut, në ambientet e SPAK ka mbërritur edhe vetë Artur Meçollari.
Në këtë kallëzim, Meçollari ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën, ish ministre e Mbrojtjes.