Glenda Jackson, aktorja fituese dy herë e çmimit Oscar dhe ish-deputete laburiste, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Londër, pasi vuante nga një sëmundje.
Jackson luajti si Mbretëresha Elizabeth I në dramën e BBC-së Elizabeth R. Ajo hoqi dorë nga aktrimi për t’u bashkuar me Dhomën e Komuneve si deputete e Laburistëve në veri të Londrës nga viti 1992 deri në 2015.
Jackson u rikthye në ekran dhe fitoi një Bafta për rolin e saj të rikthimit në dramën televizive “Elizabeth Is Missing” në 2020.