Marinho Perez Ulibari, ish-kapiteni i Brazilit në Kupën e Botës së vitit 1974 ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ai humbi jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga pneumonia.
Braziliani i kaloi tetë ditët e fundit të jetës i intubuar. Ulibari mbërriti në Spanjë në kulmin e karrierës së tij, në moshën 27-vjeçare pasi luajti në Botërorin e Gjermanisë si kapiten i kombëtares së Brazilit.