Refugjatëve ukrainas do t’iu mundësohet të jetojnë në Bashkimin Evropian pa aplikuar për azil deri në mars të vitit 2025.
Plani është publikuar nga Komisioni Evropian i cili thekson se ata ukrainas që i kanë ikur luftës, përjashtohen nga procedurat e shumta për azil.
“Ne u qëndrojmë mbrapa fjalëve tona. Ne i kemi mbrojtur ata që kanë pasur nevojë prej ditëve të para të pushtimit rus në Ukrainë dhe do të vazhdojmë kështu për aq sa të ketë nevojë”, ka thënë Komisionarja e BE-së për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, përmes një deklarate.
Vendimi për përjashtimin e tyre nga ky rregull skadon në mars të vitit 2024.