Agjencia amerikane hapësinore, NASA, mbajti takimin e parë publik mbi temën e objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO), një vit pasi nisi një studim mbi takimet e pashpjegueshme me ta, dhe bëri pohimin se nuk fsheh asgjë dhe se “ka absolutisht asnjë provë bindëse se jeta jashtëtokësore ka lidhje” me UFO-t, shkruan Associated Press.
Agjencia amerikane e hapësirës transmetoi seancën katër-orëshe, e cila përfshinte një panel të pavarur ekspertësh, të cilët premtuan se do të ishin të hapur.
Ekipi përfshin 16 shkencëtarë dhe ekspertë të tjerë të përzgjedhur nga NASA, duke përfshirë astronautin në pension Scott Kelly, i pari amerikan që kaloi gati një vit në hapësirë.
“Unë do të doja ta bëja këtë pikë me zë të lartë dhe krenar: Nuk ka absolutisht asnjë provë përfundimtare që jeta jashtëtokësore ka të bëjë me objekte të paidentifikuara”, tha Dan Evans i NASA-s pas takimit.