Ministri Peleshi ka njoftuar ditën e sotme se duke filluar nga sot pas mesditës në pjesën kryesisht veri perëndimore të vendit, duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit, do të kemi intensitet të reshjeve, me intensitet mesatar dhe deri diku të lartë.
‘Po e bëj këtë komunikim për të shmangur emergjencat që mund të jenë deri diku dhe lokale, jemi në një stinë që nuk favorizon përmbytjet, një lajm i mirë është menaxhimi i kaskadës që nuk do të ketë nevoje për shkarkim, e cila ndodh vetëm kur kemi reshje me intensitet të lartë dhe kur jemi të detyruar të bëjmë shkarkime të detyruara në të gjithë kaskadat e Drinit, Fierzës dhe Komanit. Shkarkimet do të jenë zero në të gjithë territorin, vetëm intensiteti i përqendruar në kohë i reshjeve në lokalitete në pjesën veri perëndimore mund te shkaktojë fryrje të përrenjve dhe në situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale’, u shpreh Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi u shpreh se do të ketë mobilizim të të gjitha bashkive por edhe kryepleqtë e fshatrave, banorët, të shmangin lëvizjet në rrugë të cilat janë me rrezik për rrëshqitje. Ministri ka theksuar se do jetë një situatë e cila do të ketë nevojën e strukturave të larta por që mund të menaxhohet lokalisht.