Debatet e ashpra kanë shoqëruar shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’.
Blero dhe Ganiu kanë bërë një diskutim të ashpër duke mos i kursyer tonet e larta me njëri-tjetrin. Blero në një moment i drejtoi gishtin Ganiut duke i thënë “të bëj të flasësh me veten nëse dua”. Mirëpo ky veprim nxiti reagimin e Ganiut.
Ky i fundit i tha Bleros kur debaton me të duhet të flasë qetë dhe të mos ia drejtojë gishtin, pasi nuk e toleron një gjë të tillë.
“Mos ma bëjë me gisht, mos lakmo nga Santiana se ajo i ka disa tolerime se është femër, ti mos të ndodh të ma bësh më kurrë në jetë me gisht, fol qetë nëse do debat me mua, do e shohësh në javët në vazhdim kush është Visar Dermaku”, u shpreh Gania.