Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka reaguar lidhur me mungesën e tij në listën e Sylvinhos. Broja, në një postim në Instagram, shkruan se nuk ka asnjë përçarje mes tij dhe kombëtares ashtu siç është pretenduar së fundmi.
Sulmuesi thotë se mungesa e tij te kuqezinjtë vjen vetëm si pasojë e dëmtimit dhe nuk ka asnjë arsye tjetër.
Ai shprehet se me trajnerin Sylvinho e respektojnë njëri-tjetrin.